Komponentat e këtij modeli të ri të laptoptit të Apple kanë rrjedhur online nga dy burime të ndryshme, faqja franceze Nowhereelse dhe blogu kinez iFanR.
Fotografitë e shfaqura online e tregojnë ekranin dhe mbështjellësin e laptopit të Apple, i cili duket se është më i vogël sesa modelet ekzistuese të MacBook Air me ekranin prej 13 inç.
Nga pamjet e publikuara online shihet edhe pjesa e pasme e laptopit që shfaq logon e Apple, ngjashëm sikurse edhe tabletët e kompanisë, iPad, dhe jo sikurse para-ardhësit e laptopit.
Sipas thashethemeve që kanë qarkulluar për një kohë tashmë thuhet se versioni i ri i MacBook Air do të jetë jashtëzakonisht i hollë, dhe për ta bërë këtë të mundur, Apple i ka hequr disa nga portet e laptopit, sikurse atë të USB Type-C.
Modeli i ri i MacBook Air thuhet se do të vijë në tremujorin e parë të vitit 2015. (Telegrafi)