Telegrafi

MacBook Air 12” bëhet gati për vjeshtë

Quanta Computers do të jetë kompania e cila do të jetë përgjegjëse për montimin e modelit të ri të laptopit, i cili do të ketë ekranin në mes të 11" dhe 13" me dizajn dhe tipare tashmë të njohura për MacBook Air.

Sipas burimeve të DigiTimes, versioni i ri i MacBook Air përmban disa ndryshime të vogla në krahasim me modelet paraprake, të tilla si bateria dhe paraqitja e brendshme, ndërsa dizajni dhe pamja e jashtme do të jenë të ngjashme me versionet paraprake, që nënkupton trupin prej aluminit, dhe hollësia e cila e karakterizon këtë model.

Cilësia e ekranit besohet se do të jetë Retina, pasi ky format tashmë është bërë standard dhe përparësi krahasuese për kompaninë Apple. /Telegrafi/