Site icon Telegrafi

Macaulay Culkin thotë se ende i di përmendësh rreshtat e skenarit të filmit “Home Alone”

Macaulay Culkin “merr famë” më shumë gjatë sezonit të festave, sepse filmi në të cilin ai ka luajtur, “Home Alone” është bërë një klasik i Krishtlindjeve.

Dhe aktori pranoi se ende i di të gjitha rreshtat e komedisë së 1990-tës dhe shpesh i reciton ato për më të dashurit e tij.

Teksa ishte i ftuar në shfaqjen e Jimmy Fallon, 38-vjeçari tha: “Është sikur po kërkoni diçka të re në TV, dhe ju jeni duke shfletuar kanalet, teksa iu del “Home Alone”. Dhe reagimi juaj është: “Dua ta shoh atë”.

“Në pjesën më të madhe të kohës unë përsëris rreshtat e skenarit”, tha tutje ai, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Edhe pse ai merr më shumë famë në këtë kohë të vitit, ai përpiqet të minimizojë atë sa më shumë që të jetë e mundur.

Lexo po ashtu Dymbëdhjetë yjet për të cilët ne nuk dëgjojmë më (Foto)

“Unë definitivisht nuk dal shumë, që të mos shihem” tha ai në ‘Show Ellen DeGeneres’ në prill.

‘Është sezoni im’. Është sezoni i Macaulay. Unë përpiqem të dal më pak në këtë kohë të vitit”, shpjegoi ai.

Macaulay Culkin (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Filmi Origjinal u publikua në vitin 1990 dhe vazhdimi i tij në vitin 1992, por ekskluziviteti ka vazhduar pa atë. Ai gjithashtu nuk i shikon më filmat.

“Po, më duhej të punoja në orën 4 të mëngjesit si një 10-vjeçar”, tha ai. “Ishte e mrekullueshme. Ishte dita ime e preferuar si fëmijë:, ka përfunduar aktori i rolit kryesor në “Home Alone”. /Telegrafi/

Macaulay Culkin (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version