Telegrafi

Macaulay Culkin rikthen momentin ikonik të filmit “Home Alone” të realizuar në një maskë

Përkundër viteve, Macaulay Culkin mbetet personazhi më i dashur i fëmijëve që nga filmi “Home Alone”.

Ai të mërkurën bëri një shaka duke rikthyer momentin ikonik të personazhit Kevin McCallister të “Home Alone” të krijuar me një maskë.

Aktori, 40 vjeçar, befasoi me një maskë të tmerrshme e njëherësh realiste për personazhin që ishte në moshën dhjetë vjeçare në 1990 dhe në vazhdimin e tij në 1992.

Macaulay Culkin (Foto: Instagram)

Culkin përdori paksa humor në mbishkrim duke u thënë fansave: “Thjesht duke qëndruar i sigurt në COVID-19, me lëkurën time të ndezur kur isha i ri. Mos harroni t’i vendosni maskat, fëmijë”.

Ai riktheu edhe një herë momentin e veçantë që përgjatë viteve ka qenë i përfshirë edhe në ‘meme’ të ndryshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Macaulay Culkin

Skena është një nga momentet më të spikatura të filmit, teksa regjisori Chris Columbus zbuloi se britma ishte e papritur, kur po festonte 25 vjetorin e filmit në një intervistë të vitit 2015 me Entertainment Weekly.

Macaulay Culkin (Foto: Shutterstock)

“Britma ikonike – shprehja në poster me duart në faqet e tij – kjo ishte pak a shumë një aksident”, tha producenti i “Harry Potter” dhe “The Sorcerer’s Stone”.

“Kjo nuk u shkrua në mënyrën se si Macaulay e interpretoi atë. Ishte çdo gjë spontante”.

Chris u impresionua nga instinktet e Macaulay, duke shtuar: “Kjo është arsyeja pse ai ishte një fëmijë kaq interesant: Askush tjetër nuk do ta kishte bërë atë”.

Megjithëse kanë kaluar 30 vjet që nga dalja e filmit, pothuajse të gjitha televizionet e shfaqin këtë në kohën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. /Telegrafi/

Macaulay Culkin (Foto: Shutterstock)