Si fëmijë, Macaulay Culkin fitoi zemrat e shikuesve në mbarë botën kur u shfaq në filmin “Home Alone”, i cili është shikuar tradicionalisht çdo Krishtlindje që nga transmetimi i tij i parë deri më sot.
Disney së fundmi njoftoi xhirimin e një versioni të ri të këtij filmi gjersa aktori hollivudian reagoi përmes një fotografi duke e publikuar në llogarinë personale në Twiiter.
Filmi i parë dhe origjinal, “Vetëm në shtëpi” u xhirua në vitin 1990 dhe premiera u dha në ditën e Krishtlindjes. Përmes rolit të Kevin McAllister, Culkin u bë i njohur dhe tani ka vendosur t’i përgjigjet lajmeve për një version të ri të këtij filmi.
Sot, 38-vjeçari ka publikuar një imazh teksa ishte ulur në një shtrat me një laptop në prehër. Ai ka një fjongo në kokë, një këmishë të shkurtër dhe mbathje të shkurtër dhe ka një pjatë të ushqimit.
“Kështu duket versioni i ri i ‘Home Alone”, bëri shaka aktori në përshkrimin e fotos, duke etiketuar Disneyn.
Nuk dihet shumë për atë që do të sjellë versioni i ri i filmit, si dhe kush mund ta luante djalin, Kevin apo hajdutët e famshëm, Wet Bandits, por adhuruesit e filmit me siguri po presin për një përvojë të re të festave në Disney. /Telegrafi/
This is what an updated Home Alone would actually look like. pic.twitter.com/sGj86933LA
— Macaulay Culkin (@IncredibleCulk) August 7, 2019