Site icon Telegrafi

Macaulay Culkin bëhet temë në rrjete sociale, shumë nga njerëzit nuk e përceptojnë atë si të rritur

Macaulay Culkin u bë temë në rrjetet sociale pas fjalimit të tij në ceremoninë e “Walk of Fame” në Los Angeles të shtunën.

Aktori, i cili si një djalë tetë vjeçar u bë i famshëm me rolin e tij në filmat e Krishtlindjeve “Home Alone”, të shtunën mori një yll në “Hollywood Walk of Fame” dhe me atë rast mbajti edhe një fjalim, ku falënderoi veçanërisht partneren e tij, Brenda Song.

“Ti je absolutisht gjithçka. Ti je kampioni im. Ti nuk je vetëm gruaja më e mirë që kam takuar ndonjëherë, je njeriu më i mirë që kam takuar ndonjëherë. Më ke dhënë një qëllim. Më ke dhënë familjen”, tha Culkin.

Foto: Screenshot/YouTube

Mirëpo, edhe pse shumë ishin të kënaqur me përkushtimin dhe fjalimin e tij, zëri i tij tërhoqi vëmendjen dhe shumë njerëz u habitën sesi tingëllon aktori edhe pse është 43 vjeç.

Përdoruesit e Tëitter shkruanin se si nuk e kishin dëgjuar zërin e tij prej vitesh, dhe çuditërisht, disa vunë re se Macaulay Culkin gjithashtu tingëllon si vëllai i tij 41-vjeçar, Kiearan.

Lexo po ashtu Ylli i filmave "Home Alone", Macaulay Culkin nderohet me yll në 'Walk Of Fame' në Hollywood

“Pashë një klip të Macaulay Culkin duke folur pasi mori yllin e tij në Walk of Fame dhe është sikur nuk e kam dëgjuar kurrë zërin e tij si i rritur. Është sikur nuk e kam dëgjuar kurrë të flasë më parë jashtë filmave ku ai ishte një fëmijë. Është çmenduri”, tha një fans.

“Nuk e dija se ishte zëri i vërtetë i Macaulay Culkin”. “Sapo kuptova që nuk e kam dëgjuar këtë njeri të flasë që kur ishte 10 vjeç”. “Ai tingëllon tamam si vëllai Kieran”, ishin vetëm disa nga komentet në rrjetet sociale.

Kujtojmë se në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe aktorja Catherine O’Hara, e cila në film ka luajtur nënën e Kevinit, Kate.

 

Momenti emocional i përqafimit u kujtoi shumë njerëzve skenën nga filmi kur Kate më në fund kthehet në shtëpi dhe gjen Kevinin. /Telegrafi/

Exit mobile version