Telegrafi

Macari: Ronaldo do të pritet mirë në Old Trafford

 ”Jo çdo ish-lojtar i Manchester Unitedit meriton dhe merr një pritje të mirë kur të kthehet, por unë nuk kam dyshim që Ronaldon do ta presin mirë tifozët tanë. Do të tronditesha nëse dikush do ta vërshëllente”.

”Çfarë ka bërë ai për Unitedin është në të kaluarën, por e kaluara e tij nuk është shumë e largët dhe kujtimet për të janë ende të freskëta”.

”Neve po na thonë që ‘dy të veçantë’ po kthehen në Old Trafford, por për Unitedin është vetëm një i veçantë dhe ai është Cristiano Ronaldo. Ai mbahet në piedestalin më të lartë sepse ai ka bërë gjëra të mëdha për ne”, ka thënë Macari për Goal./Telegrafi/