Telegrafi

MacApp Store bëhet me 10,000 aplikacione?

Me gjithë pohimet të cilat vijnë nga palët e treta, Apple refuzon t’i komentojë këto shifra. 

Sipas statistikave të faqes franceze, MacGeneration, Apple sot e ka arritur edhe një rekord sa i përket aplikacioneve në dyqanin e saj virtual për kompjuterët Mac, MacApp Store, pasi që sipas tyre, numri i aplikacioneve ka arritur në 10,334. 

Apple e ka lansuar dyqanin e aplikacioneve për Mac më 6 janar 2011, si një tentativë për ta përsëritur suksesin e saj për aplikacionet në platformën iOS. 

Në dhjetor të vitit 2011, Apple pati deklaruar se aplikacionet e saj për kompjuterët Mac janë shkarkuar mbi 100 milionë herë, për tu bërë “platforma me rritjen më të shpejtë të aplikacioneve në botë”. / Telegrafi /