Site icon Telegrafi

Mac Allisterit i hiqet kartoni i kuq

Federata angleze ka anuluar kartonin e kuq të Alexis Mac Allister.

Argjentinasi nuk do të vuaj një pezullim, andaj do të mund të rikthehet në ndeshjen e ardhshme të Liverpoolit.

Mesfushori mori karton të kuq direkt në fitoren 3-1 të The Reds kundër Bournemouth për një faull ndaj Ryan Christie.

Lexo po ashtu Liverpooli do ta apelojë te federata angleze kartonin e kuq të Mac Allisterit

Lojtari u pezullua fillimisht me tri ndeshje, por Liverpooli apeloi vendimin dhe fituan apelin.

Duke folur pas ndeshjes, Jurgen Klopp tha se “çdo gjë mungonte për një karton të kuq”.

Tani 24-vjeçari do të jetë i disponueshëm për t’u përballur me Newcastlen të dielën. /Telegrafi/

 

Exit mobile version