Site icon Telegrafi

Mac Allister zbulon arsyen pse refuzoi numrin tetë dhe mori 10 te Liverpooli

Alexis Mac Allister ka bërë hapin e madh në karrierën e tij duke u transferuar te gjiganti anglez Liverpool.

Mesfushori argjentinas u largua nga Brightoni pas katër viteve të kaluara te kjo skuadër dhe u bashkua me Liverpoolin për shumën e 42 milionë eurove plus bonuset.

24-vjeçari u transferua në Anfield pas një sezoni fantastik me Brighton, ku në 40 ndeshje zyrtare realizoi 12 gola dhe asistoi në tre të tjerë.

Lexo po ashtu Ishte Klopp ai që e bindi - por Mac Allister tregon se si do të luajë te Liverpooli

Mac Allister ka marrë fanellën me numrin 10 te The Reds, por ai ka zbuluar arsyen pse nuk e mori numrin tetë që i përket kapitenit legjendar Steven Gerrard.

“Babai im më pyeti se çfarë numri do të zgjidhja. Ishin lirë teta dhe dhjeta, të them të drejtën. U mendova gjatë dhe në fund zgjodha dhjetën”.

Lexo po ashtu Mesfusha tërësisht ndryshe – kështu pritet të luajë Jurgen Klopp me Liverpoolin e tij në sezonin e ri

“Nuk e mora numrin tetë, sepse ai numër i përket Steven Gerrard, i cili ka shkruar historinë me atë numër”, ka deklaruar Mac Allister.

Ndër të tjera mesfushori argjentinas ka deklaruar se ishte trajneri Jurgen Klopp që e bindi të transferohet në Anfield. /Telegrafi/

Exit mobile version