Telegrafi

Mac Allister shënon gol të jashtëzakonshëm ndaj Fulhamit

Alexis Mac Allister ka shënuar një super gol për Liverpoolin në sfidën që po zhvillohet ndaj Fulhamit në “Anfield”.

Liverpooli po synon të zbusë diferencën e pikëve me liderin Arsenalin me një fitore ndaj Fulhamit.

“Djajtë e Kuq” morën epërsinë brenda 20 mintuave falë ekzekutimit perfekt të gjuajtjes së lirë nga Trent Alexander Arnold, por pësuan vetëm disa minuta më vonë nga Harry Wilson i mysafirëve.

Po luhej minuta e 39-të e ndeshjes, kur Liverpooli mori epërsinë falë një goli të jashtëzakonshëm nga Mac Allister i cili me një vollej goditje arrin që të shënojë nga një distancë rreth 25 metra.

Sidoqoftë, mysafirët arritën që në kohën shtesë të barazojnë shifrat në 2-2 me anë të Kenny Tete.

Ky ishte goli i tij i parë me fanellën e Liverpoolit që prej se u transferua nga Brightoni në afatin kalimtar veror./Telegrafi/