Site icon Telegrafi

Maas: Vendimi i Bundestagut është sinjal i rëndësishëm

Shefi i diplomacisë gjermane Heiko Maas e përshëndeti vendimin e Bundestagut, i cili mbrëmë dha dritë të gjelbërt për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.

Maas vlerëson se mbështetja e Bundestagut gjerman për hapje të negociatave me Shkupin dhe Tiranën është sinjal i rëndësishëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vendimi e nënvizon vlerën të cilën Ballkani Perëndimor e ka për BE-në. Njëkohësisht qartë vihet në njohuri se reformat vlerësohen. Të dy vendet duhet t’i vazhdojnë përpjekjet reformuese, për ta vazhduar rrugën drejt BE-së. Unë jam i bindur se qasja e kushtëzuar e Bundestagut do të bind edhe të tjerë në BE ta miratojnë fillimin e negociatave”, deklaroi ministri gjerman i punëve të jashtme Heiko Maas./Telegrafi/

Lexo po ashtu Bundestagu gjerman votoi për nisjen bisedimeve me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë
Exit mobile version