Site icon Telegrafi

Maas: Shkupi dhe Athina treguan se paguhet që konfliktet të zgjidhen në mënyrë pragmatike

Shkupi dhe Athina kanë treguar se paguhet që konfliktet të zgjidhen në mënyrë pragmatike dhe të punohet në besimin e fqinjëve, tha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas pas takimit me shefat diplomatikë në Varshavë.

Maas tha se Ballkani Perëndimor është i një rëndësie të madhe për Gjermaninë, e cila kërkon të forcojë lidhjet midis njerëzve dhe hapësirave ekonomike në rajon, përcjell “Deutsche Welle”.

Sipas Mas, pajtimi në rajon po pengon boshllëqet që ekzistojnë në politikë dhe që pjesërisht ende diktojnë mendimin, kështu që procesi i Berlinit, siç thotë ai, po ndihmon për të kapërcyer këto zbrazëtira.

“Ne jemi të angazhuar për forcimin e lidhjeve mes njerëzve dhe hapësirave ekonomike në rajon përmes lidhjes më të madhe. Shkupi dhe Athina kanë treguar: paguhet që konfliktet të zgjidhen në mënyrë pragmatike dhe të punojnë në besimin e fqinjëve. Ne në këtë pjesë do të vazhdojmë të japim mbështetje, sepse përparimi do të jetë afatgjatë, për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për Evropën”, tha shefi i diplomacisë gjermane.

Në takimin në Varshavë, ku morë pjesë edhe ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, u diskutua për situatën e të rinjve në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës./Telegrafi/

Exit mobile version