Site icon Telegrafi

Maas pret që Kuvendi i Greqisë t’i jep dritë të gjelbërt marrëveshjes së Prespës

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass pas votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendi përmes një njoftimi tha se pret nga Greqia të jep dritë të gjelbërt për marrëveshjen e Prespës dhe se Maqedonia më pastaj do të bëhet anëtare e NATO-s dhe do të nisë bisdime me Bashkimin Evropian.

“Zgjidhja e çështjes së emrit mes Shkupit dhe Athninës drejt përfundimit. Pres se edhe Kuvendi i Greqisë do të jep dritë të gjelbërt për marrëveshjen dhe se vendi Maqedonia e Veriut më pastaj të bëhet anëtare e NATO-s dhe të mund të nisë bisedime për anëtarësim në BE”, tha ministri Heiko Maas, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas ministrit gjerman të Punëve të Jashtme Heiko Maas, kontesti për emrin mes Shkuppit dhe Athinës zgjati 27 vite ndërsa përgegjësit para se gjithasht, kryeministri Tsipras dhe kryeministri Zaev ndërmorrën veprime për t’u zgjidhur ky konfilikt.

Maas shton se dy kryeministrat dhanë shembull inkurajues se me punë të vazhdueshme me fakte, guxim politik mund të arrihet në sukses dhe kjo dërgon sinjal inkurajoues në gjithë rajonin./Telegrafi/

Exit mobile version