Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka reaguar pas aksidentit të rëndë që ndodhi në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona, dhe u lënduan mbi 40 të tjerë.
Në një shkrim në rrjetin social Twitter, tha se në mesin e viktimave është edhe një gjerman.
Tutje ai theksoi se ekipet e ministrisë që drejton janë në kontakt me Kosovën dhe Kroacinë për të ndihmuar të mbijetuarit dhe se në mesin e të vdekurve është edhe një gjerman.
“Së bashku me shokët tanë në Kosovë dhe Kroaci ne mbajmë zi për viktimat e aksidentit të tmerrshëm të autobusit. Ekipet tona janë në kontakt të ngushtë për të ndihmuar të mbijetuarit. Ne tani kemi edhe sigurinë e trishtuar se në mesin e të vdekurve është edhe një gjerman”, u shpreh ai.
Ndërkaq, më herët ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se 26 bashkatdhetarët të cilët po trajtoheshin në spitalin e Sllavonski Brod, tashmë janë liruar në gjendje të mirë shëndetësore.
Vitia përmes një postimi në Facebook ka thënë se po përgatitet edhe kthimi i tyre sonte për në Kosovë.
Më tej u shpreh se të shtrirë në spital janë edhe 15 qytetarë, nga të cilët dy janë në kujdes intensiv dhe njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
“Të tjerët janë stabil dhe jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa një pacient që ishte dërguar në spital në Zagreb, është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, ka shkruar Vitia.
Sa i përket viktimave, bëhet e ditur se do të kthehen në Kosovë me transport të linjës ajrore, sonte pas orës 22:00./Telegrafi.
Gemeinsam mit unseren Freunden in #Kosovo ?? und #Kroatien ?? trauern wir um die Opfer des furchtbaren Busunglücks. Unsere Teams sind in engem Kontakt, um den Überlebenden zu helfen. Wir haben nun die traurige Gewissheit, dass sich unter den Toten auch eine Deutsche befindet.
— Heiko Maas ?? (@HeikoMaas) July 27, 2021