Këshilli mbikëqyrës i Shoqatës aksionare në pronësi shtetërore për ushtrim të veprimtarisë së dhënies së shërbimeve në navigimin ajror, M-NAV SHA Shkup më datën 17 të këtij muaji për anëtarë të Këshillit drejtues i zgjodhi Vlladimir Risteski, Kliment Çepunjoski dhe Buran Aliti, informojnë sot nga M-NAV.
Në mbledhjen e njëjtë, Këshilli mbikëqyrës me Vendim e emëroi Vlladimir Risteski për kryetar të Këshillit drejtues të M-NAV SHA Shkup dhe për Drejtor ekzekutiv të Sektorit për navigim ajror në M-NAV SHA Shkup, me mandat prej 4 viteve.
Kliment Çepunjoski është emëruar drejtor ekzekutiv i Sektorit për teknikë ajrore dhe anëtar i KD-së.
Buran Aliti është emëruar drejtor ekzekutiv i Sektorit për financa, punë juridike, zhvillim de investime dhe anëtar i KD-së.