Telegrafi

M-NAV: Nuk ka shkelje të hapësirës ajrore

Pas informatave se sot në mëngjes mes orës 10.30 deri në 10.50, një avion ushtarak grek e ka shkelur hapësirën ajrore të Republikës  së Maqedonisë, nga Navigacioni i Maqedonisë (M-NAV) për MIA informojnë se deri më tani tek ato nuk është regjistruar shkelje e hapësirës ajrore të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Më herët nga ARM njoftuan që në afërsi të kufirit Maqedoni-Greqi, në mënyrë vizuale janë vërejtur fluturake greke të cilët fluturojnë mbi Idomeni, por në bazë të vrojtimit vizual, pa matje precize nga institucionet përgjegjëse nuk mund të vërtetohet nëse dhe sa ndonjë nga aeroplanët ka hyrë në territorin tonë.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA nga Gjevgjelia, disa aeroplanë dhe helikopterë grek, në periudhën e dhënë tre herë kanë fluturuar mbi kufi në pjesën e kampit Idomeni me qëllim që të bëjnë presion mbi refugjatët, në suaza të stërvitjes së tyre ushtarake të quajtur “Stuhia”.

Stërvitja, sipas mediave greke, ka qenë e paralajmëruar si parapërgatitje për sistemin e ushtarëve për mbrojtje të kufirit Maqedoni-Greqi, të cilët do të ishin logjistikë për pastrimin e kampit në Idomeni dhe zhvendosjen e refugjatëve në qendra pranimi në brendi të Greqisë.

Qytetarët e Gjevgjelisë dhe qytetarët e shumtë grek që sot erdhën për tregti në Gjevgjeli, ishin dukshëm të shqetësuar dhe të frikësuar nga fluturimi i aeroplanëve grek./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Greqia ua tregon muskujt Maqedonisë dhe Turqisë?