Site icon Telegrafi

Lyra Kryeziu, grimerja nga Kosova që kujdeset për makijazhin e yjeve botërore

Lyra Kryeziu dhe Jane Fonda (Foto: Instagram)

Tashmë nuk janë të pakta rastet kur shqiptarët kanë arritur të debutojnë edhe jashtë trojeve shqiptare me punën e suksesshme të tyre.

Dhe ne jemi të lumtur për sukseset e mëdha të Rita Orës, Dua Lipës, Bebe Rexhës, Ava Max, e shumë yjeve tjera që bënë Kosovën të njihet kudo.

Por, përveç tyre një sukses të madh me artin e saj së fundmi ka arritur edhe grimerja nga Prishtina, Lyra Kryeziu e cila zhvillon karrierë në Washington.

Ajo përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se momentalisht është duke u kujdesur për aktoren e Hollywood-it, Jane Fonda, thuajse për çdo paraqitje të saj.

“Jam e bekuar dhe e nderuar që po punoj me një prej ikonave të Hollyëood-it Jane Fonda. Unë dhe Victor patëm mundësinë për t’i bërë make up-in dhe flokët disa herë, ndërsa ajo qëndroi në Ëashington DC duke luftuar dhe duke protestuar kundër ‘Ndryshimeve Klimatike’ ku u arrestua pesë herë. Po ashtu një kënaqësi e tillë për ta zbukuruar atë për ditëlindjen e saj të 82-të. E fuqishme dhe një frymëzim i vërtetë për çdo grua”, ka shkruar në postimin e saj Lyra për aktoren Fonda.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lyra Kryeziu

Në reagim për Lyrën në rrjetet sociale e ka bërë edhe ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku me përshkrimin, “Grimerja nga Kosova, Lyra Kryeziu, e cila vetëm para 4 vitesh erdhi në DC nga Prishtina, sot përkujdeset për dukjen e yjeve në Hollywood”.

Lyra ndër të tjerash u kujdes edhe për dukjen e këngëtarit Luis Fonsi në hitin “Despacito”, i cili ka thyer çdo rekord botëror. /Telegrafi/

Exit mobile version