Site icon Telegrafi

Lypësi shndërrohet në ikonë të modës

Cheng, i cili ka probleme psikike, jeton rrugëve me vite dhe lyp cigare, ndërsa rrobat i ka vjedhur nga kontejnerët e mbeturinave.

Pas fotografimit nga blogeri, ai u bë “Brother Sharp”, ikona e modës me pamje të vrazhdë. Mijëra blogerë lavdëruan stilin e tij të veshjes, bile ia hapën edhe një profil në Facebook dhe e shpallën atë si të pastrehun më së miri të veshur.

Ndërkohë, familja e tij me të cilën kishte humbur kontaktet moti, e njohu nëpërmjet fotografisë dhe e ktheu në shtëpi. /Telegrafi/
 

Exit mobile version