Site icon Telegrafi

“Lypësi” bleu iPhone – solli një thes me monedha dhe reagimi i shitësit u bë viral

Interneti u ndez pas publikimit të një videoje në të cilën një i ri, i maskuar si lypës, hyn në një dyqan Apple dhe kërkon të blejë një iPhone 15. Ai solli me vete një thes me monedha dhe reagimi i pronarit kënaqi miliona njerëz.

Ky eksperiment social u organizua nga ekipi i kanalit YouTube, “Experiment King” në qytetin indian të Jodhpur.

Lypësi i rremë ka vizituar disa lokale, por në shumicën e tyre nuk ka arritur të hyjë. Të tjerë i thanë se nuk pranonin monedha metalike.

Më pas ai hasi në një pronar dyqani, i cili e nderoi dëshirën e tij, raporton Times Now News.

Pasi ka zbrazur xhepin dhe ka numëruar paratë, “lypësi” ka marrë një telefon të shtrenjtë.

Videoja u bë virale me shpejtësi rrufeje! Deri më tani është parë nga 34 milionë njerëz, me 3.4 milionë pëlqime.

Shumë përdorues nuk e besuan historinë, duke e konsideruar të inskenuar, më së shumti për faktin se “lypësi” ndiqej nga kamera.

Pavarësisht, pronari i dyqanit ka marrë mesazhe të shumta mbështetjeje. /Telegrafi/

Exit mobile version