Telegrafi

Lyoni përgënjeshtron lajmet se Guimaraes po kalon te Newcastle

Lyoni ka mohuar se Bruno Guimaraes është afër transferimin te Newcastle.

Madje, klubi francez përmes një postimin në ueb faqen e tyre ka bërë të ditur se raportimet deri më tani për lojtarin e tyre janë të pavërteta.

“Olympique Lyonnais mohon kategorikisht informacionin e rremë të shpërndarë nga shumë media që raportojnë një marrëveshje mes Neëcastle dhe OL për transferimin e mesfushorit brazilian Bruno Guimaraes”.

“Në këtë afat kalimtar ku thashethemet më të vogla shpesh paraqiten si realitet, Olympique Lyonnais kujton se vetëm informacionet e publikuara zyrtarisht nga klubi duhet të merren parasysh”, thuhet në njoftimin e tyre.

Eksperti i transferime, Fabrizio Romano e quajti si të përfunduar këtë transferim, mirëpo klubi nga Ligue 1 me këtë postim ka bërë të ditur se gjërat nuk janë afër. /Telegrafi/