Menjëherë Lyoni ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e Alexandre Lacazettes.
Sulmuesi francez iu bashkua Arsenalit para disa ditësh dhe kështu Les Gones dëshirojnë menjëherë të gjejnë një sulmues të denjë.
Në mendje është Javier Hernandez i Bayer Leverkusenit.
Chicharito është i kërkuar shumë edhe nga West Ham, por meksikani me shumë mundësi do preferonte kalimin te gjigantët francez.
Çmimi i tij është rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/