Telegrafi

Lyoni kthehet kah Martins

News of the World shkruan se Lyon e sheh sulmuesin nigerian si zëvendësim të përkryer për të larguarin Karim Benzema, i cili u transferua në Real Madrid për një shumë prej 35 milionë funtesh.

Edhe pse Martins ka thënë se ai dëshiron të qëndrojë në klub, pavarësisht rënies nga Liga Premier, ekipi anglez pritet ta shesë dhe të përfitojë materialisht nga largimi i Martins.

Për të interesim ka shprehur edhe kampioni i Bundesligës, Wolfsburg.