Site icon Telegrafi

Lyoni krejt kuq e zi, bllokohen rrugët kryesorë – përkrahje masive kombëtares (Video/Foto)

Rrugët kryesore të qytetit të Lyonit mund të thuhet se janë tërësisht të bllokuara nga tifozët shqiptarë.

Telegrafi gjendet në Lyon prej ku mësojmë se sheshet kryesore janë mbushur me tifozët shqiptar, teksa rrugët kryesore janë përplot me tifoza kuq e zi që këndojnë këngë patriotike.

Pritet që të gjithë të bëhen bashkë në vendin e dedikuar për tifozët shqiptarë dhe në kohë të bëhet nisja për në stadium, për të qenë gati në ora 21:00 kur fillon ndeshja ndaj Rumanisë.

Shqipëria duhet të fitojë për të ëndërruar kualifikimin, teksa ndeshja do të përcillet edhe në Prishtinë në ekran gjigant në sheshin “Skënderbeu”. /Telegrafi/

Exit mobile version