Klubi francez, Lyoni thuhet se i ka caktuar çmim mesfushorit Houssem Aouar dhe është i gatshëm të lejojë largimin e tij.
Aouar ka shënuar nëntë gola dhe ka shtuar shtatë asistime në 38 ndeshje për Lyonin në të gjitha garat sezonin e kaluar.
Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që ylli francez të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane, në veçanti nga Juventusi.
Largimin e tij është i gatshëm ta lejojë edhe Lyoni, por vetëm nëse një skuadër arrin të përmbush çmimin e kërkuar.
Sipas mediumit italian Calciomercato, Lyoni është gatshëm të sanksionojë largimin e Aouar nëse një skuadër paguan 70 milionë euro.
Juventusi thuhet së është gati të bëjë ofertë për 22-vjeçarin dhe të sigurojë transferimin e tij përpara sezonit 2020-21. /Telegrafi/