Lyoni ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores dramatike ndaj Manchester Cityt me rezultat 3-1.
Skuadra franceze shkoi në pushimin e pjesës së parë në epërsi ndaj Citizens edhe pse këta të fundit e dominuan 45 minutëshin e parë.
Pas 24 minutash lojë në stadiumin ‘Jose Alvalade’, Lyoni kaloi në epërsi me anë të sulmuesit Maxwell Cornet që shënoi një gol të bukur në portën e Ederson Moares.
Të dy skuadrat më pas shkuan në pushim dhe në të dytën, ritmi i lojës ishte më i lartë.
City ishte këndellur nga goli i parë i pranuar, pasi arriti t’i baraonte shifrat në 1-1 me anë të Kevin de Bruynes në minutën e 69-të, me një asistim të Raheem Sterling.
Mirëpo, gjërat kur dukeshin se po përmirësoheshin për skuadrën angleze, ato u bënë edhe më keq.
Moussa Dembele e riktheu epërsinë në minutën e 79-të me një asistim të Houssem Aouar, duke filluar kështu festa e tyre e madhe.
Kur u mendua se ndeshja po përfundonte 2-1, Dembele (87′) sërish u shfaq në listën e realizatorëve, për të vulosur kalimin e skuadrës nga Ligue 1 në rrethin tjetër të Ligës së Kampionëve.
Lyoni në fund arriti të kalonte në gjysmëfinale, atje ku e pret Bayern Munichu që mbrëmë eliminoi Barcelonën me rezultat 8-2. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=rAc5oTc566Q
https://www.youtube.com/watch?v=uDAx11ray1E