Telegrafi

Lyoni afër angazhimit të Anderson?

E ardhmja e Anderson në Old Trafford ka qenë subjekt i spekulimeve pasi ai u la jashtë ekipit për dy ndeshjet e fundit të United. Së fundi edhe agjenti i tij ka bërë të ditur se 21-vjeçari mund të jetë në rrugë për të kaluar në Ligue 1.

“Jemi duke punuar në disa autorizime me United. Çështja mund të zgjidhjet këtë vikend”, ka thënë agjenti i tij për The Sun.

Pritet që United të kërkojë portierin shumë të vlerësuar Hugo Lloris të përfshihet në marrëveshjen e cila do ta shohë Anderson të lëvizë në kahe të kundërt./Telegrafi/