Lyoni kërkon të përforcojë skuadrën në afatin e janarit dhe kampionati që po synohet të marrin lojtarë është La Liga.
Thomas Lemar i Atletico Madridi dhe Kevin Gameiro i Valencia janë dy lojtarët që pëlqehen nga klubi.
Lemar që kishte lënë Monaco për të kaluar te Atletico në verën e vitit 2018, u ble për 60 milionë euro.
Por ai nuk ka arritur ta tregojë vetën në klubin e ri.
Sipas medieve franceze, spanjollët janë të gatshëm të nisin negociatat për shitjen e Lemarit, pasi me paratë e përfituara nga shitja e tij do të kërkojnë të afrojnë të tjerë lojtar.
Në anën tjetër edhe Gameiro shihet si lojtar i vlefshëm për sulmin. /Telegrafi/