Pavel Nedved ka thënë se shorti mund të ishte edhe më i vështirë për Juventusin, por që do të takohen me Lyonin në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.
Zëvendëspresidenti i Zonjës së Vjetër ishte i pranishëm Nyon, derisa ata do të përballen me skuadrën franceze në fazën e eliminimit direkt.
“Shorti mund të ishte edhe më i vështirë për ne”, ka thënë ai për Sky Sport Italia.
UFFICIALE 🌟 | Giocheremo contro l' @OL negli ottavi di finale di #UCL! #UCLDraw #JuveUCL pic.twitter.com/SRePTUuwKZ
— JuventusFC (@juventusfc) December 16, 2019
“Ne nuk mund të ankohemi për Lyonin, duhet të jemi të lumtur, por që duhet të jemi të kujdesshëm në Ligën e Kampionëve”.
“Nuk ka rëndësi kush janë kundërshtarët, por me formën që jemi në këtë moment”, ka shtuar më tej Nedved.
Legjenda e torinezëve më tej shtoi se duhet të tentojnë ta fitojnë këtë garë dhe të luajnë me pasion të madh. /Telegrafi/