Lyoni dhe Juventusi do të ndeshen në Stade de Gerland për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Zonja e Vjetër është lider i Grupit H pas dy xhirove të para, me katër pikë nga një barazim dhe një fitore.
Skuadra franceze renditet e treta në grup me tri pikë, nga një fitore dhe një humbje.
Bianconerët do të kërkojnë triumfin për të mbajtur kryesimin, derisa Lyoni dëshiron të përpiqet që t’i ruajë shpresat për kualifikim të mëtutjeshëm.
Formacioni startues i Lyonit: Lopes; Yanga-Mbiwa, Nkoulou, Diakhaby; Rafael, Darder, Gonalons, Tolisso, Morel; Lacazette, Fekir.
Formacioni startues i Juventusit: Buffon; Barzagli, Bonucci, Evra; Dani Alves, Khedira, Lemina, Pjanic, Alex Sandro; Dybala, Higuain.
/Telegrafi/