Site icon Telegrafi

Lyon dhe Besiktas dënohen nga UEFA

Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka dënuar skuadrat e futbollit, Lyon dhe Besiktas, me arsyetimin se janë përgjegjëse për incidentet në ndeshjen e javës së kaluar të Europa League qëë u zhvillua në Francë.

Dy klubet duhet të paguajnë nga 100.000 euro dhe u është caktuar dënimi me kusht i suspendimit për një vit, i cili hyn në fuqi kur të sigurojnë plasmanin në ndonjë prej garave nën ombrellën e UEFA-s, transmeton KP.

Klubi francez është përgjegjës për shkak të organizimit të dobët të takimit, gjatë të cilit pati trazira në tribuna dhe hyrje të shikuesve në terren.

Ekipi turk është dënuar për shkak se tifozët e tij shkaktuan trazira, duke përdorur mjete piroteknike dhe duke hedhur gjësende në terren.

Exit mobile version