Ndeshja mes Lyonit dhe Barcelonës nuk solli gola duke bërë që çerekfinalisti të vendoset në Camp Nou.
Kjo përballjet u karakterizua me mbajtje të topit nga katalunsit, por dhe francezët kishin rastet e tyre.
Katalunsit e nisën furishëm ndeshjen me Lionel Messin që rrezikoi në minutën e 5-të, ku gjuajti furishëm, por jashtë kuadratit.
Lyon u kundërpërgjigj me Martin Terrier në minutën e 10-të, por Marc-Andre ter Stegen bëri pritje të madhe.
Messi edhe një herë provoi në minutën e 17-të pas pasimit të Jordi Alba, por as këtë herë topi nuk preku rrjetën.
Për 30 minuta loja ra sa i përket rasteve, edhe pse ritëm kishte.
Rastin më të mirë për Lyon e kishe Martin Terrier në minutën e 45-të, kur mori një pasim nga Moussa Dembele, por në vend që të shënojë gjuajti mbi portë.
Edhe në pjesë e dytë dy skuadra ishin të ndrojtura, ku nuk kishte gola.
Në minutën e 70-të sulmuesi Luis Suarez mori një pasim nga Jordi Alba, pro gjuajtja tij shkoi jashtë.
Jordi Alba rrezikoi me një gjuajtje në minutën e 78-të, por portieri Anthony Lopes ishte në vend.
Deri në fund nuk kishte gola dhe mbetet që çerekfinalisti të vendoset në Camp Nou, me 13 mars. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ar3vXm56Tn0