Lyon ka triumfuar në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Evropës.
Francezët kanë mposhtur para shikuesve të vetë ndaj Besiktasit me rezultat 2:1.
Por, ndeshja ka filluar pothuajse një orë vonesë si pasojë e hyrjes së tifozëve në fushë, transmeton Telegrafi.
E gjithë pasi fansat e skuadrës turke sulmuan francezët në shkallët e stadiumit.
Klubi francez është ankuar në UEFA dhe ka kërkuar që ndeshja e kthimit të luhet pa praninë e shikuesve.
Ndryshe, takimi i dytë do të zhvillohet më 20 prill, ne fillim në ora 21:05. /Telegrafi/