Paris Saint-Germian ka vazhduar me fitore edhe në javën e gjashtë të Ligue 1, pasi e ka mposhtur Lyonin me rezultat minimal 0-1.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Neymar në minutën e 87-të, nga asistimi që i bëri Angel Di Maria.
Parisienët ishin skuadër më e mirë në fushë, derisa morën notën e përgjithshme 7.07, ndërsa Lyoni kishte vlerësimin 6.55.
Lojtari me paraqitjen me të mirë ishte sulmuesi brazilian, pas golit vendimtar të shënuar, e që mori notën 8.5.
Nga ana tjetër, ai që kishte paraqitjen më të dobët në këtë takim ishte anëtari i Lyonit, Memphis Depay, gjersa mori vlerësimin 6.1.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/