Site icon Telegrafi

Lyhet me benzinë dhe vrapon 80 metra për rekord

Skocezi Keith Malcolm nga Aberdeen është lyer me benzinë para se të ndizej dhe ka vrapuar 80 metra në panairin e bujqësisë Alton & North East Hampshire.

Për të thyer rekordin e vjetër, i cili ka qenë 70 metra, kaskaderi amator ka bartur tetë shtresa të rrobave mbrojtëse, përfshirë edhe katër shtresa të rrobave rezistuese ndaj zjarrit si dhe xhaketë të cilat i bartin ata nga Formula 1. Në të njëjtën kohë ai bartte tri helmeta. Është lyer me xhel mbrojtës për të mos u lënduar nga zjarri, i cili ka arritur deri në 1.000 gradë celsius.

Ekipi i zjarrfikësve nga Hampshire është përkujdesur për vëllain medicinal. Paratë e grumbulluara me orvatjen e tij do të shkojnë për hulumtimin e sëmundjes së kancerit.

“Ka qenë e përsosur! Kam vrapuar për 17 sekonda rresht. Në fund të vrapit shumë pak mbeti nga xhaketa që kisha në trup”, ka thënë rekorderi.

Malcolm kishte filluar të merret me këtë hobi bizar vitin e kaluar. Tentimi i mëhershëm i thyerjes së rekordit i kishte dështuar pasi që ishte rrëzuar 12 metra para cakut.

Exit mobile version