Telegrafi

Lyhet me benzinë pranë Ambasadës amerikane në Tiranë

Në orët e para të mëngjesit një burrë, rreth 50 vjeç, është lyer me benzinë pranë Ambasadës amerikane në Tiranë, duke kërcënuar se do ti vërë zjarrin vetes.

Policia ka ndërhyrë me shpejtësi dhe nuk e ka lejuar të ndezë çakmakun duke i shpëtuar jetën. Më pas policia e ka dërguar në komisariatin nr.1 të Tiranës për ta marrë në pyetje. Nuk dihen që po e shtynin atë drejt një vetëvrasjejeje aq makabre.

Ja njoftimi i plotë i Ministrisë së Brendshme: “Në Rrugën e “Elbasanit”, në afërsi të Ambasadës Amerikane, shtetasi F.S., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka lyer trupin me benzinë. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1, është bërë i mundur parandalimi i veprimeve të tij.

Ky shtetas ndodhet i shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje për të zbardhur arsyet e veprimeve të tij.