Site icon Telegrafi

LVV, PDK, LDK dhe AAK, rreth 180 mijë euro borxh PZAP-it

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka miratuar vendimin për ndalesën e borxhit të katër subjekteve politike ndaj Panelit Zgjedhor për Parashtresa dhe Ankesa (PZAP), e cila do të bëhet në dy këste.

Në vendim thuhet se është miratuar ndalesa e gjobave të papaguara për katër subjekte politike të cilat përfitojnë fonde nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike për vitin 2021, të cilat janë shqiptuar nga PZAP për zgjedhjet e parakohshme parlamentare për Kuvendin e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) i ka PZAP borxh shumë prej 44 mijë e 700  euro, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka borxh 66 mijë e 100 euro, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka borxh 20 mijë e 600 euro dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i ka borxh PZAP-së, 52 mijë e 750 euro.

Siç thuhet në vendim, ndalesa e gjobave do të bëhet me dy këste: ndalesa e parë në tremujorin e dytë dhe ndalesa e dytë në tremujorin e tretë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version