Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Shqipëri ka bërë të ditur se janë tre kandidatë për deputetë që tashmë janë certifikuar nga KQZ.
LVV bën të ditur se kandidatët janë; Iliaz Shehu, Kreshnik Merxhani, Boiken Abazi, transmeton Telegrafi.
“Tre kandidatët që i mbështet Lëvizja u certifikuan nga KQZ. Iliaz Shehu për Qarkun e Lezhës. Kreshnik Merxhani për Qarkun e Gjirokastrës. Boiken Abazi për Qarkun e Tiranës”, njofton LVV.
LVV shton tutje se “tre kandidatët u mbështetën prej mijëra qytetarëve nga të tre qarqet”.
“Ata ndërthurin parimet e vlerat kolektive të aktivistëve të Lëvizjes, idealin shoqëror e kombëtar dhe përpjekjen për zhvillim e drejtësi, me përgatitjen intelektuale e profesionale, dhe gatishmërinë për angazhim në dobi të vendit. U urojmë suksese Boikenit, Kreshnikut dhe Iliazit, dhe gjithë aktivistëve e simpatizuesve të Lëvizjes, në Shqipëri e kudo”, thuhet në njoftimin e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje. /Telegrafi/