Site icon Telegrafi

Peci: Nënshkrova vendimin për lirimin e pronës së Institutit Bujqësor të Kosovës në Prishtinë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci njofton se ka nënshkruar vendim për lirimin e pronës së Institutit për Hulumtime Shkencore në Bujqësi që ndodhet në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Peci për këtë pronë ka thënë se është bërë tjetërsim dhe bartje e pronës nga shtetërore në private.

“Për këtë objekt kam nënshkruar vendimin për lirimin e pronës shtetërore të uzurpuar, veprim administrativ ky i mbështetur në bazë ligjore”, njofton Peci në Facebook.

Po ashtu, Peci ka theksuar se ka denoncuar rastin në Prokurori por nuk është marrë asnjë veprim.

“Ftoj organet tjera kompetente në zbatim të këtij vendimi”, përfundon ai.

Ditë më parë, ministri Peci kishte paralajmëruar rrënimin e 25 vilave në Stankaj të Pejës, që ka thënë se janë ndërtuar ilegalisht në pronat e Institutit Bujqësor të Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version