Site icon Telegrafi

Lutovskin: ”E Majta” nuk frikësohet nga arrestimet (Video)

Edhe përkundër masës së arrestit shtëpiak për dy anëtarë të së “Majtës”, anëtarët e tjerë të partisë së re nuk do të tërhiqen nga mbështetja e protestave të “Revolucionit të Larmë”, tha Dejan Lutkovski në emisionin “10 Minuta”. Ai vlerëson se për dëmin e bërë duhet të marrin përgjegjësi, por megjithatë sipas tij, autoritetet kanë mundur t’u caktojnë gjoba me para, e jo paraburgim.

“Është problematike që Prokuroria kërkoi paraburgim efektiv e në fund shqiptuan vetëm masën e arrestit shtëpiak, edhe përkundër asaj që ekzistojnë mundësi për shqiptimin e masave më të buta, siç është për shembull vërejtja, paralajmërimi dhe dënimet me kusht, me qëllim që të pandehurit të mos e përsërisin veprën. Prandaj, konsiderojmë që për këto raste masa e arrestit shtëpiak është i panevojshëm”, tha për TV21 Dejan Lutovski, anëtar i së “Majtës”.

Lutovski gjithashtu tha se duhet gjetur sa më shpejt zgjidhje për dalje nga kjo situatë, sepse ekziston mundësia jo për ndaljen e protestave, sipas tij, por për ndërmarrje të masave më radikale të revoltës dhe pakënaqësisë qytetare./Telegrafi/

Exit mobile version