Luton Town është klubi më i ri që do të bëjë gara në Ligën Premier, pasi fitoi me penallti ndeshjen e play-offit ndaj Coventry Cityt.
Burney dhe Sheffield United kishin siguruar hyrjen në elitë direkt, ndërsa Lutonit iu desh ta bënte duke e fituar play-offin.
Në finalen e play-offit, Luton fitoi me penallti ndaj Coventry Cityt, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën 1-1.
Luton Town: la magia de un ascenso. La ilusión de una comunidad hecha realidad. El verdadero espíritu del deporte: la superación a través de la perseverancia. La posibilidad de mejorarte a ti y a tu entorno
Algo que en la 'Toby Liga MX' no veremospic.twitter.com/ZTzchg3Nw9
— Tony Valls ⚽ (@TonyVallsFox) May 27, 2023
Luton luajti për herë të fundit në nivelin më të lartë të futbollit anglez në sezonin 1991/1992.
Liga Premier u themelua një sezon më vonë dhe vazhdon ta mbajë këtë emër dhe sistemin e grave.
Ndeshja për kualifikim në Ligën Premier njihet si ndeshja më e shtrenjtë në futboll sepse garanton të ardhurat më të larta që mund të marrë një klub i promovuar në Evropë.
WE ARE PREMIER LEAGUE! 🏆#COVLUT | #COYH pic.twitter.com/gFgR6Ulc3N
— Luton Town FC (@LutonTown) May 27, 2023
Përkatësisht, për hyrjen në Ligën Premier, Luton do të marrë një shumë prej mbi 100 milionë euro.
Varësisht nëse do të qëndrojnë në elitë , apo jo pas një vitit, ata do të marrin shumë para si pjesë e fitimeve nga të drejtat televizive.
Të ardhurat totale të Lutonit do të jenë nga 200 deri në 250 milionë euro.
Mos të harrojmë që Liga Premier do të luhet në “Kenilworth Road”, një stadium me një kapacitet prej vetëm 10 mijë spektatorësh. /Telegrafi/