Telegrafi

“Lutjet e miqve nuk shkuan huq”, Bardhyl Meta rikthehet në Kosovë pas shërimit në Gjermani (Foto)

Sot ai feston ditëlindjen. Po jo vetëm. Bardhyl Meta në këtë ditë të rëndësishme ndodhet në shtëpi.

Pas shumë intervenimesh kirurgjike shkaku i një sëmundje e rëndë, ai thotë se është shumë në gjendje shumë të mirë.

Krejt këtë informacion e ka dhënë në llogarinë e tij të Facebookut.

Ky është postimi i plotë i Bardhylit:

Jam i lumtur, që jam. Dhe që Ju kam!
Mirëmëngjesi, Mirdita e Pramja e Mirë, tetanëve: Ju, o njerëz të mirë, të këtij vendi të bekuar – të Kosovës e të Shqipërisë…!
Lutjet e Juaj – të mijëra miqve të mijë, miqve të prindërve, pra të familjes sime biologjike, e edhe të asaj politike etnike e kombëtare – fatmirësisht, nuk shkuan huq!
– Biles, u plotësuan po thuaj në plotëni, pra në masën më të madhe…
Unë – pas tre muajsh shërim dhe tri operacioneve – për betejën time të radhës në Heidelberg, tash e dy tre netë po i “mbush bateritë” në shtëpinë tonë familjare, n’Bregun e Diellit në Prishtinë!
Pra afër bashkëshortes Adelina Thaçi Meta , afër Pricipesave të mia, Fiona e Melisa, afër nanës sime Teutes dhe babës, Sylejman Meta, afër vëllaut Besnik Meta e bashkëshortes së tij Burbuqes, afër motrës sime, znj. Jennyfer Meta , afër Elitës dhe Lekës, afër familjes së mrekullueshme të Adelinës, prindërve të saj, Rasimit (Cimes) e Shukrijes, afër Artanit (i cili më shoqëronte edhe në Hedelberg!), sikur edhe afër Rronit e Natyrës…
– Po përmbushem, përplotësohem dhe mbushem plot me dashuri, me energji e motivacion për sfida e beteja të reja – si ta zamë Rrezatimi (i caktuar për në fund’Janarit të sivjetmë, 2017-ë, në Heidelberg te Gjermanisë! – t’këtij muaji zulm’keq!): pra jam, n’Lagjen ku u rita, n’qytetin tim – sa do që pa lum! – por që e dua më së shumti në botë – Prishtinë, dhe për-mbushem në Republikën e Kosovës, zërin e te cilës e pijë… e me qenien dhe ritën e t’cilës, nuk do t’mund të ngopem asnjëherë…
Me një fjalë: Jam i lumtur, që jam – po aq, sa edhe që, Ju kam?
Të gjithë, Ju?
Dhe, natyrisht – I lumtur, që Ju kam, pikërisht, Ju!
Paçi dhe paçim të gjithë veç e veç, si gjithherë, faqen e bardhë!
p.s. përjashtuar “kjoftëlarkun”, t’cilin shpresojë ta varros thellë, n’Heidelberg, hah fundi janarit apo shkurtit 2017-ë!