Site icon Telegrafi

Lutje, fishekzjarrë e ëmbëlsira, fshati në Indi nga i cili ka prejardhjen gjyshi i Kamala Harris  – festuan inaugurimin e saj

Banorët e një fshati të vogël Tulasendrapuram në Indi, nga i cili ka prejardhjen gjyshi i zëvendëspresidentes së re amerikane Kamala Harris, kanë ndezur sot fishekzjarrë dhe kanë shpërndarë ëmbëlsira për të festuar inaugurimin e saj.

Kalendarë me fotografinë e presidentit amerikan Joe Biden dhe të Kamala Harris, janë shpërndarë nga banorët e këtij fshati të vogël që gjendet 320 kilometra në jug të qytetit indian Chenaja, transmeton Telegrafi.

Madje një politikan lokal ka mbajtur një lutje të veçantë, kurse fishekzjarrët janë ndezur, kurse ëmbëlsira janë shpërndarë kudo kanë bërë të ditur banorët e fshatit për Reuters.

Pamjet nga Tulasendrapuramu nga i cili ka prejardhjen gjyshi (nga ana e nënës) Kamala Harris, shfaqin një atmosferë festive – për dallim nga SHBA-të ku janë rritur masat e sigurisë nga frika se mund të vie deri te demonstratat e dhunshme të përkahësve të Donald Trumpit.

Harris, ëma e të cilës është nga India e babait nga Xhamajka, kishte vizituar Tulasendrapuramin kur ishte vetëm pesëvjeçare, e shpesh ka folur për kujtimet e saj dhe shëtitjet me gjyshin nëpër plazhet e Chenajas, ku ai së bashku me familjen ishte larguar nga vendlindja 90 vite më parë.

Kujtojmë që Kamala Harris është gruaja e parë dhe afro-amerikania me prejardhje nga Azia që është zgjedhur zëvendëspresidentja e SHBA-ve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version