Site icon Telegrafi

Lutfiu: Do të vazhdojmë të zbatojmë programin e Qeverisë në sferën e arsimit dhe shkencës

Ministri i ri i arsimit dhe shkencës, Pishtar Lutfiku, sot edhe zyrtarisht e mori funksionin nga ministri i deritanishëm, Abdilaqim Ademi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Lutfiu tha se do të vazhdojë me zbatimin e programit të Qeverisë në sferën e arsimit dhe shkencës. Më tej, ministri Lutfiu shtoi se programi i hartuar është ambicioz, kërkon shumë punë, mjete financiare dhe bashkëpunim.

Ndërkaq, tashmë ish-ministër, Abdylaqim Ademi i uroi suksese në punë ministrit të ri, duke i dëshiruar realizim të plotë të projekteve dhe shumë suksese në funksionin e përditshëm të ministrisë për arsim dhe shkëncë./Telegrafi/

Exit mobile version