Site icon Telegrafi

Lutfiu: Do të angazhohemi për krijimin e standardeve evropiane arsimore

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, sot ka marrë pjesë në debat me arsimtarët e shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Çairit, në të cilin premtoi se do të angazhohet për krijimin e standardeve të mësimdhënies në përputhshmëri me të arriturat bashkëkohore në Evropë, rajon dhe më gjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Intenca e çdo shoqërie të avancuar është përkushtimi për krijimin e standardeve gjithëpërfshirëse dhe cilësore, me qëllim ngritjen e nivelit të dijes, zhvillimin e kreativitetit dhe krijimin e mundësive për inovacion”, tha mes tjerash në fjalimin e tij Lutfiu.

Në këtë debat pjesëmarrës gjithashtu kanë qenë edhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe bartësi i listës së deputetëve në njësinë e dytë zgjedhore Ejup Alimi./Telegrafi/

Exit mobile version