Site icon Telegrafi

Lutfiu: Do ta modernizojmë arsimin e mesëm

Minisri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu u takua sot me përfaqësues të Bankës Botërore, përgjegjës për implementimin e projektit “Skills Development Innovation Support Project”, përcjell Telegafi Maqedoni.

Përfaqësuesit nga Banka Botërore vlerësuan pozitivisht zbatimin e projektit, duke i marrë parasysh kushtet politike që kërkojnë shtyerjen e disa vendimeve dhe aktiviteteve.

Në këtë takim u konstatua përparimi në të gjitha komponentet e projektit, ku Banka Botërore theksoi se ky është rezultat i mbështetjes së vazhdueshme që e jep Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Gjithashtu në këtë takim u arrit marrëveshje për përshpejtimin e aktiviteteve që janë në fazën përfundimtare të përgaditjes së konceptit për modernizimin e arsimit të mesëm profesional./Telegrafi/

Exit mobile version