Telegrafi

Lutfiu: Shpresoj që vitin e ardhshëm të mos kemi gabime në tekstet shkollore (Video)

Ministri i Arsimit Pishtar Luftiu në emisionin 10 Minuta foli për disa nga problemet e fundit në sferën e arsimit në Maqedoni. Pas temës së trajtuar nga TV21 lidhur me gabimet në tekstet shkollore, ministri Luftiu theksoi se po bëhet analizë për zgjidhjen e këtyre problemeve dhe hartimin e teksteve të reja. Ministri i Arsimit foli edhe për problemin e transportit të nxënësve nëpër komuna, ku fajin i’a hodhi komunave për keqmenaxhim të mjeteve financiare.

“Kam kërkuar që të formohet një komision për rishikimin e teksteve. Komisioni do të bëjë një vlerësim dhe analizë të cilët do ta shpalosin më pas. Shpresoj shumë se kjo analizë se me iniciativën time dhe me rezultatin e analizës që po presim nga ekspertët që vitin e ardhshëm të mos kemi kësi lloj gabime”, u shpreh Pishtar Lutfiu, Ministri i Arsimit dhe Shkencës. /Telegrafi/