Telegrafi

Lutfiu: Sfida jonë është garantimi i cilësisë në arsim

Ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu sot mori pjesë në kremtimin e 7 Marsit organizuar nga shkollat ”D-r.Pançe Karagjozov” dhe ‘Marija Kiri Skllodovska”, në manifestimin solemn që u mbajt në Shtëpinë e Armatës në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Ministri i Arsimit fillimisht përgëzoi për organizimin e ndërmarrë për të respektuar në mënyrë të veçantë arsimtarët dhe arsim-dashësit me këtë manifestim modest.

‘Sfida jonë është garantimi i cilësisë në arsim, si një domosdoshmëri në kuadrin e integrimit dhe arritjeve të standardeve europiane. Investimi ynë në edukim do të vazhdojë, në të gjitha nivelet e tij sepse investimi në edukim është investimi për të ardhmen tonë si shtet dhe shoqëri’, ka theksuar Lutfiu.

‘Mësues të dashur, ju përkulem sot, këtu, përpara jush në shenjë respekti dhe mirënjohje për gjithë punën tuaj, sakrificat e mundin tuaj në profesionin tuaj kaq fisnuk dhe dinjitoz, siç është profesioni i mësimdhënies’, ishin fjalët e fundit në fjalimin e sotshëm të ministrit. /Telegrafi/