Telegrafi

Lutfiu, pranoi çertifikatën e nderit për kontributin e dhënë në sektorin joqeveritar

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu priti Presidentin e IG Alpbach Albania, Edison Frangu. Në këtë vizitë, Frangu falenderoi Ministrin për kontributin e dhënë në sektorin joqeveritar, dhe në veçanti klubit të Shqipërisë, duke potencuar se një model i tillë duhet ndjekur nga të gjitha klubet e rrjetit Alpbach, duke kontribuar në mënyrë të palodhshme për disa vite me rradhë.

Frangu e informoi Ministrin Lutfiu për projektet të cilat Klubi do t’i zhvillojë në të ardhmen dhe ftoi Ministrin që t’u bashkangjitet aktiviteteve që do të organizohen në Tiranë.

Gjatë këtij takimi, Frangu në emër të IG Alpbach Albania vlerësoi me titullin më të lartë Lutfiun, duke i dhënë çertifikatën e nderit për kontributin dhe mbështetjen për Klubin.

Titulli i nderit dhe vlerësimit, për herë të parë ju dha Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishanit për kontributin e dhënë në sektorin joqeveritar dhe në veçanti Klubit Alpbach të Shqipërisë.