Delegacioni i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës i kryesuar nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu, morrën pjesë në Konferencën ndërkombëtare “Teknologjitë e reja në arsim” (New Technologies in Education), organizuar nga ana e British Council 9-11 Shkurt 2017 në Beograd, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë eveniment tani më tradicional të organizuar për herë të katërt, e në të cilën marrin pjesë të gjithë Ministrat e rajonit, u diskutua mbi trendet dhe të arriturat më të reja të teknologjisë në arsim, në të gjitha nivelet, si dhe u shkëmbyen përvojat në këtë sferë nga shumë vende të zhvilluara dhe politikat reformuese arsimore të shteteve.
Në kuadër të Konferencës “Teknologjitë e reja në arsim” u organizua edhe Panair i të arriturave në sferën e IT teknologjisë, ku morrën pjesë mbi 50 kompani të teknologjisë informatike dhe institucione arsimore me ekspozimet praktike të të arriturave më të reja në këtë drejtim, në rajon e më gjërë, njofton AIM
Në kuadër të Konferencës, Ministri Lutfiu kishte edhe një takim të rëndësishëm me Drejtoreshën e edukimit dhe shkencës në British Council Jo Beall, ku mes tjerash u diskutua për mundësinë e një evenimenti të tillë edhe në Maqedoni.